Aksident i trefishtë në aksin Fier-Cakran, plagoset një person

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Cakran, në vendin e quajtur “ Kthesa e Varibopit”.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që dëmet materiale mbeten të konsiderueshme.


Shtuar 9.11.2025 10:28