Kane triumfon në Topin e Artë 2026, vetëm 28 pikë para Mbappes

Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026 për meshkuj, duke e mbyllur garën me një avantazh prej vetëm 28 pikësh ndaj Kylian Mbappes.

Sulmuesi i Bayern Munichut dhe i kombëtares së Anglisë e fitoi për herë të parë këtë çmim në karrierë, gjatë ceremonisë së zhvilluar të hënën në mbrëmje në “London Palladium”.

Të lidhura

None found

Rezultatet zyrtare të votimit për dhjetë vendet e para në kategoritë e meshkujve dhe femrave u publikuan nga gazeta franceze L’Equipe.

Sipas të dhënave të bëra publike, Kane mblodhi 1.055 pikë, ndërsa Mbappé u ndal në kuotën e 1.027 pikëve. Sulmuesi anglez ishte zgjedhja e parë e 43 prej 100 gazetarëve votues, kurse ylli francez mori 28 vota për vendin e parë.

Kryeredaktori i France Football bëri të ditur se diferenca mes dy finalistëve ishte jashtëzakonisht e ngushtë. Me 28 pikë, ajo ishte edhe më e vogël se në vitin 2024, kur Rodri fitoi ndaj Vinicius Juniorit me një epërsi prej 41 pikësh.

Lamine Yamal e përfundoi garën në vendin e tretë me 881 pikë. Megjithatë, futbollisti i Barcelonës mbeti në distancë të konsiderueshme nga Kane dhe Mbappé.

Procesi i votimit përfshiu 150 gazetarë të përzgjedhur nga France Football: 100 prej tyre votuan për çmimin e meshkujve, ndërsa 50 për atë të femrave. Secili gazetar duhej të rendiste dhjetë emra nga lista përkatëse me 30 kandidatë.

Pikët shpërndaheshin sipas renditjes së zgjedhur nga votuesit. Vendi i parë vlerësohej me 15 pikë, i dyti me 12, i treti me 10, ndërsa pozicionet pasuese merrnin përkatësisht 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Për rrjedhojë, maksimumi që mund të siguronte një futbollist ishte 1.500 pikë.

Vlerësimi përfshiu vetëm paraqitjet e sezonit 2025/26. Për këtë arsye, Rodri, edhe pse tashmë është pjesë e Barcelonës, u gjykua për performancat me Manchester Cityn dhe për sukseset e arritura me Përfaqësuesen e Spanjës në Kupën e Botës.

Dhjetë futbollistët e parë në renditjen e Topit të Artë 2026 janë:

Harry Kane (Bayern Munich dhe Angli) – 1.055 pikë

Kylian Mbappe (Real Madrid dhe Francë) – 1.027 pikë

Lamine Yamal (Barcelona dhe Spanjë) – 881 pikë

Rodri (Manchester City dhe Spanjë) – 726 pikë

Lionel Messi (Inter Miami dhe Argjentinë) – 612 pikë

Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain dhe Gjeorgji) – 541 pikë

Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain dhe Francë) – 418 pikë

Erling Haaland (Manchester City dhe Norvegji) – 378 pikë

Michael Olise (Bayern Munich dhe Francë) – 296 pikë

Fabian Ruiz (Paris Saint-Germain dhe Spanjë) – 201 pikë