Capital T ndez rrjetin me foton e fundit, “Date night” me Adrola Dushin apo një vajzë tjetër misterioze?

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar së fundmi një fotografi në InstaStory që ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale.

Në imazh, ai shihet para hyrjes së një restoranti luksoz me mbishkrimin “The River Café”, i veshur me stil në të zeza, ndërsa pranë tij qëndron një vajzë me të njëjtën ngjyrë veshjeje, portreti i së cilës është mbuluar me një zemër të kuqe ku shkruhet “Date night”.

Kjo postim ka bërë që ndjekësit të nisin menjëherë spekulimet për jetën sentimentale të reperit.
Prej kohësh është përfolur se Capital T është në një lidhje me modelen e njohur shqiptare, Adrola Dushi, dhe fansat besojnë se fotoja e fundit është një tjetër konfirmim i kësaj romance të përfolur.

As reperi dhe as Adrola nuk kanë pranuar apo mohuar publikisht lajmet për lidhjen e tyre, por postime të ngjashme dhe shfaqje të përbashkëta në ngjarje të ndryshme kanë mbajtur publikun në kureshtje.

A është kjo foto një mënyrë e Capital T për ta bërë lidhjen publike, apo thjesht një lojë me fansat? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt – reperi di mirë si ta mbajë vëmendjen e publikut!


Shtuar 6.11.2025 11:33