Protestë në Korçë, qytetarët dalin në shesh me thirrjen “Rama ik”

Korçë – Qytetarë të Korçës u mblodhën këtë pasdite në qendër të qytetit për të protestuar dhe për të shprehur solidaritetin e tyre me studentët, të cilët prej ditësh po zhvillojnë protesta.

Tubimi u zhvillua pranë monumentit të Ushtarit të Panjohur, ku pjesëmarrësit artikuluan kundërshtimin ndaj qeverisë përmes sloganit “Rama ik”.

Të lidhura

None found

Protestuesit qëndruan për rreth një orë në shesh, duke përcjellë kërkesat dhe mesazhet e tyre.

Demonstrata në Korçë është pjesë e lëvizjes së të rinjve dhe studentëve, të cilët prej disa ditësh kanë dalë në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj situatës në vend.


Shtuar më 20.10.2026 19:02