Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s.
Pritet të ketë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-3 ballë.
