Granit Xhaka vazhdon shkëlqimin, tund rrjetën në Premier League (VIDEO)

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, ka realizuar gol me Sunderland. Ai ka ndëshkuar skuadrën e Everton, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.

Për Xhakën ky është goli i parë me fanellën e skuadrës së Sunderland. Më herët, ai ka dhuruar edhe 3 asiste.

 

Kujtojmë që lojtari u transferua në verë, nga radhët e ekipit gjerman të Leverkusen.

 


Shtuar 4.11.2025 08:12