Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

Këtë të hënë, deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ende nuk dihen arsyet pse deputeti demokrat është paraqitur në SPAK.

Deputeti demokrat, ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur.

Kujtojmë që edhe më parë, Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçm, pas një përplasje që pati me deputetin socialist Vullnet Sinaj, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.


Shtuar 27.10.2025 09:24