Sherr masiv në Lushnje, tre të persona përfundojnë në spital

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.30, një ngjarje e rëndë ka ndodhur fshatin Golem i madh në njësinë administrative Golem bashkia Lushnje.

Tre persona janë plagosur me njëri-tjetrin me thika dhe kanë përfunduar në spital.

Sipas informacioneve të marra nga bluzat e bardha të spitalit të Lushnjes, të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit, ku marrin mjekim dhe të ruajtur nga forcat e rendit.

Sipas dëshmitarëve okularë, personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë duke ngrënë e pirë së bashku prej orëve të pasdites.

Policia ka nisur të pyesë personat që kanë parë ngjarjen. Dyshohet se përfshirja në grindje dhe përdorimin e armëve të ftohta, ka qenë për shkaqe banale dhe të përdorimit të alkoolit.


Shtuar 27.10.2025 08:57