Të jesh vajza e Fjolla Morinës është e pamundur të mos jesh edhe pjesë e medias, por me sa duket kjo nuk e bezdis Ledianën, vajzen e madhe të këngëtares pasi ajo ka një Instagram mjaft të populluar me rreth 8 mijë ndjekës.
Pak ditë më parë Lediana ka ndarë në Instagram pamje nga mbrëmja e saj e maturës me miqtë e saj pasi ka mbyllur ciklin e shkollës së mesme.
Momentalisht Fjolla Morina është në problem me ligjin, por kjo nuk e ka ndaluar të shoqërojë vajzën e saj në këtë ditë të rëndësishme.
Por siç ka treguar gjithmonë edhe partneri i Fjollës, biznesmeni Fisnik Syla ka një marrëdhënie të shkëlqyer me vajzat e kengetares dhe madje ndihet krenar me to. ai ka publikuar foton e Ledianës nga mbremja e maturës ku shkruar “Maturantja me e mire”.
Lediana duket mjaft bukur me një fustan ngjyrë bojëqelli shumë vajzëror, flokët e kapura lehthtë siç e shihni në fotot e mëposhtëme./albeu.com/