E rëndë në Mirditë/ Rrëshqiti aksidentalisht në Lumin Fan i Vogël, humb jetën 49-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sipas informacioneve policore,  shtetasi me iniciale M. K. nga fshati Ndërfushas, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, teksa po kthehej për në shtëpi.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërsa materialet janë referuar Prokurorisë si një ngjarje aksidentale.

Njoftimi:

Mirditë/Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49-vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën.

Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 21.10.2025 11:00