Robert Aliaj “çudit dynjanë”: I inkurajoj hajdutët në Shqipëri të vjedhin vepra arti

Robert Aliaj ka folur për grabitjen e bujshme që ndodhi në muzeun e Luvrit, në Paris, Francë.

Aliaj e paralelizoi këtë ngjarje me Shqipërinë, duke thënë se në fakt, në vendin tonë është thuajse e pamundur që të ndodhë. Sipas tij, në Shqipëri nuk ka ndërgjegje artistike.

Ai i befasoi të gjithë teksa tha se do donte që të ndodhnin vjedhje të veprave artistike e madje autorët të mos dënohen.

“Në Shqipëri nuk ka shanse të ndodhë sepse nuk kemi ndërgjegje artistike për të vjedhur artin. Unë do i inkurajoja hajdutët të vidhnin vepra arti dhe madje të mos dënohen.

Sulmuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës jep dënimin për motrat Berisha
Muzeumet nuk po e bëjnë punën e tyre edhe në kuptimin e marketingut sepse për ta nuk flitet. Ka njerëz që nuk i kanë vizituar kurrë dhe për këtë shpreh keqardhje.”– tha Aliaj.


Shtuar 20.10.2025 15:11