Parashikimi i motit 19 Tetor 2025, kthjellime dhe alternime vranësirash

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës Perëndimore, ndërsa në relievet malore në lindje mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.


Shtuar 19.10.2025 07:17