Tërhoqi para nga llogaria bankare e një të burgosuri, nën hetim ish-kreu i Dhomës së Avokatisë

Policia ka referuar materiale në Prokurori për ish-kreun e Dhomës së Avokatisë, Arben Lena, pasi akuzohet se ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një të burgosuri në Shënkoll.

Sipas uniformave blu, avokati 56-vjeçar, i cili është nën ‘arrest me burg’, ka përdorur prokuroren që ia ka marrë 70-vjeçari.

Të lidhura

None found

Tërheqja e parave nga llogaria bankare e të burgosurit, raportohet se ka ndodhur gjatë periudhës 2020-2022, ndërsa aviokati ka shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. L., 56 vjeç, me profesion avokat, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë periudhës 2020-2022, ka tërhequr shuma parash nga llogaria bankare e një 70-vjeçari (aktualisht në IEVP Shënkoll), duke përdorur prokurorën që ia ka marrë duke shfrytëzuar besimin dhe gjendjen shëndetësore të tij”, njoftimi i policisë.

Dënimi me burg për Arben Lenën

GJKKO ka dënuar me një vendim të datës 27 Korrik 2024, ish-kreun e Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena dhe 5 persona të tjerë, ndërsa njëri u shpall i pafajshëm.

Ata akuzohen se kanë tentuar të korruptonin gjyqtarët e Apelit për të liruar një të burgosur.

Konkretisht, janë shpallur fajtorë Arben Lena, Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Dajana Kodra (Ninga), Blerand Kozici dhe Artiana Kozici. Ndërsa Dritan Tabaku u shpall i pafajshëm.

Arben Lena, u dënua me dy vite burgim per vepren penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” si dhe iu hoq e drejta per te ushtruar profesionin per nje periudhe 3 vjecare.

Nikolla Hafësllari dhe Nikolla Jesku, u dënuan me nga nje vit burgim, Dajan Koda u dënua me dy vite e 8 muaj shërbim prove, si dhe heqja e të drejtës për të ushtruar profesionin per nje muaj.

Blerand Kozici u dënua me 1 vit e katër muaj burgim. Me shërbim prove për 1 vit e 4 muaj u denua edhe Artiana Kozici.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 10.05.2024, Nr. 79 Regj.Themeltar, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Arben Lena, Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Dajana Kodra (Ninga), Blerand Kozici, Dritan Tabaku, Artiana Kozici.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, mbështetur në nenet 39, 59, 245/1 parag. 2 dhe 4 dhe 300 të K.Penal, nenet 190, 403 – 406, 393 dhe 485 të K.Pr.Penale, me vendimin
Nr. 41, datë 27.06.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Lena, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Arben Lena me 2 (dy) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Arben Lena do të fillojë nga dita që ndaj tijështë zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 27.01.2024 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin për të pandehurin Arben Lena për një periudhë kohore prej 3 (tre) vjetësh.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolla Hafësllari, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Nikolla Hafësllari me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Nikolla Hafësllari do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 26.12.2023 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolla Jesku, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Nikolla Jesku me 1 (një) vit burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Nikolla Jesku do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 25.12.2023 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtore të të pandehurës Dajana Kodra (Ninga), për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Dajana Kodra (Ninga) me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Dajana Kodra Ninga ne provë për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite dhe 8 (tetë) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehures Dajana Kodra (Ninga) me vendimin nr. 201 dt. 16.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin për të pandehurën Dajana Kodra (Ninga) për një periudhë kohore prej 1 (një) muaji.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dritan Tabaku, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i K.Penal, kjo pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “a” të K.Pr.Penale, fakti nuk ekziston.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “a” dhe nenit 389 të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehurit Dritan Tabaku me vendimin nr. 137 dt. 25.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Blerand Kozici, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Blerand Kozici me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Blerand Kozici do të fillojë nga dita që ndaj tij është zbatuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” dt. 25.12.2023 dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtore të të pandehurës Artiana Kozici, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 e 25 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Artiana Kozici me 8 (tetë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurën Artiana Kozici ne provë për një periudhë kohe prej 1 (një) vit dhe 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.

Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehures Artiana Kozici me vendimin nr. 137 dt. 25.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal, gjykata në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale disponon që ato ti kthehen të pandehurve që i takojnë

Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit të cilat në bazë të nenit 485/1 të K.Pr.Penale janë parapaguar nga shteti, si dhe shpenzimet gjyqësore t’iu ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare, në bazë të neneve 393/1 dhe 406/4 të K.Pr.Penale.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Tiranë, më datë 27.06.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar


Shtuar më 15.10.2025 12:06

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet