Ditën e sotme, në hyrje të fjalës së tij në forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), kryeministri i vendit Edi Rama, ka shkëmbyer batuta me presidenten e KE-së,
Rama u shpreh se Ursula von der Leyen, u rikthye në Ballkanin Perëndimor, për të sjellë jo vetëm lajme të mira, por edhe detyra shtepie.
Gjithashtu, Kryeministri theksoi, “po kështu edhe për të shijuar më shumë diell, një ushqim më të mirë dhe sigurisht më pak mërzi se sa në flluskën tënde të BE në Bruksel”.
“Faleminderit e dashur Ursula që u ktheve në Ballkanin Perëndimor për të na sjellë lajme të mira, por sigurisht edhe detyra shtëpie. Por po kështu edhe për të shijuar më shumë diell, një ushqim më të mirë dhe sigurisht më pak mërzi se sa në flluskën tënde të BE në Bruksel”, tha Edi Rama.