Përfundimi i procesit të votimit në Kosovë, vjen reagimi i parë nga Albin Kurti dhe ish-kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht drejtues i partisë Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet lokale në vend.

Kurti shkruan se tashmë votat u janë besuar komisioneverëve dhe vëzhguesëve, për t’i ruajtur vullnetin e plotë të shprehur nga qytetarët.

“Tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, shkruan Kurti.

Ndërkohë një reagim ka ardhur dhe nga ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj shprehet e bindur për fitoren ndërsa tregon se pas disa ditësh do t’ia nisin punës.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat.

Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës.

E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar.

Urime AAK!” shkroi Haradinaj.


Shtuar 12.10.2025 20:51