Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet Durrës dhe Vlorë priten reshje mesatare.
Në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në shumicën e qarqeve reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate.
Të lidhura
None found
Sot pasdite shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
Përsa i përket temperaturave, nesër ato minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 18 / 23°C, në vendet e ulëta: 17 / 24°C dhe në vendet malore: 11 / 21°C.
Gjithashtu, Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Përsa u përket zjarreve, sot dhe nesër nuk ka rrezik në të gjithë qarqet.





