U dhunua nga familjarët e ish-bashkëshortit, 33 vjeçarja rrëfen torturat: Nuk kam gjetur mbrojtje nga institucionet (VIDEO)

Ditën e djeshme një 33 vjeçare është dhunuar nga njerëzit e ish-bashkëshortit të saj në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Markatomaj ku Dava Ndoj është dhunuar nga familjaret e burrit me të cilin është në proces divorci.

Në një deklaratë për media, Ndoj shpjegon se ka që prej janarit që e ka këtë luftë me familjen e ish bashkëshortit dhe se asnjë urdhër mbrojtje nuk është marrë parasysh.
Sipas saj avokati i ish bashkëshortit është dhe dhëndri i shtëpisë ku ajo ka qenë nuse dhe bashkëshorti i ish kunatës e cila bashkë me dy fëmijët dhe prindërit kanë dhunuar 33 vjeçaren.

Mes lotësh në sy 33-vjeçarja Ndoj, thotë se nuk ka gjetur mbështetje nga institucionet shtetërore, të cilët i akuzon për mos zbatim të ligjit.

“Unë në atë moment kam qenë duke ndenj me djalin, aty ka ardhur motra e ish burrit dhe më ka goditur. Më ka sulmuar sh kunata bashkë me dy fëmijët e saj dhe dy prindërit. Plaku më ka goditur më shumë bashkë me vajzën e tij. Unë jam me urdhër mbrojtje por deri më tani nuk kam gjetur drejtësi. Nuk është zbatuar ligji. Lufta që me 16 janar. Avokati është dhëndri i shtëpisë, dhe nusja e tij është ajo që më ka goditur bashkë me djalin e vajzën e saj. Ne jetonim në një shtëpi se kam katër fëmijë. Unë kam marrë urdhër pas urdhri, unë prej dy muajsh jetoj në shtëpinë time pa ujë dhe drita se nuk kam paguar dhe ma kanë ndërprerë. Vështirësia më e madhe është se djalin e madh e kam me probleme shëndetësore se bën dhe insulinë”, ka thënë 33 vjeçar


Shtuar 6.07.2021 17:41