Kuvendi nis me një minutë heshtje, në nder të gjykatësit Astrit Kalaja

Këtë të enjte, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, nisi me një minutë heshtje në nderim të gjykatësit Astrit Kalaja, i cili u vra tre ditë më parë brenda sallës së gjyqit, menjëherë pas shpalljes së vendimit.

Ngjarja tronditëse ndodhi në ambientet e Gjykatës, ku gjykatësi Kalaja ishte duke përfunduar seancën gjyqësore. Autori i krimit, Elvis Shkambi, ka qëlluar për vdekje gjykatësin, pak momente pasi ky i fundit kishte dhënë vendimin gjyqësor ndaj tij.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi dhe deputetët, shprehën solidaritetin dhe dhimbjen për humbjen e gjykatësit, duke dënuar ashpër aktin e dhunshëm që godet themelet e shtetit të së drejtës.

“Vrasja e një gjyqtari u dënua nga i gjithë spektri politik dhe mbarë opinioni publik në vendin tonë. Gjyqtari Kalaja i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet. Në shenjë respekti ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, tha Peleshi.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu