Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur të shkarkojë nga detyra prefektët e qarkut të Fierit dhe të Vlorës.
Përkatësisht është liruar nga detyra prefekti i qarkut të Fierit, Arben Çuko, i cili do të zëvendësohet nga Anduel Xhindi.
Gjithashtu nga detyra është liruar dhe prefekti i qarkut të Vlorës, Plator Nesuri, detyrë e cila i është ngarkuar Evis Allushit.
Kujtojmë që në prezantimin e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, kryeministri Rama kritikoi ashpër prefektuar duke i cilësuar si fole që vetëm shpërndajnë paga. Kryeministri gjithashtu paralajmëroi dhe shkrirjen e tyre duke shktuar se nuk kanë asnjë impakt në shërbim të qytetarëve. Reformimin e tyre, Rama ia ngarkoi si detyrë parimore Ministrisë së Brendshme.