Nga mungesa e ndriçimit në rrugë, tek ministrja Diella/ Eric Adams: Shqipëria po ecën, do sigurojmë fluturim direkt New York City-Tiranë

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka vlerësuar progresin e vendit në 25 vitet e fundit, duke e cilësuar si një histori suksesi në zhvillim urban dhe teknologjik.

Në një konferencë me Kryeministrin Edi Rama, Adams u shpreh i impresionuar nga transformimi i Tiranës dhe vendit në tërësi, duke vënë theksin tek rritja e ndriçimit publik, zhvillimi teknologjik dhe përqafimi i inovacionit.

Eric Adams: Faleminderit kryeministër për miqësinë tuaj dhe që më lejuat të shfaq këtu ata që kam shfaqur në Nju Jork, më të mirën e flamurit shqiptar. Kur mendon për këtë qytet 25 vjet me parë, ju kishit më pak se 100 drita rrugësh, ndërkohë që 25 vjet më pas shihni një komunitet dhe lulzim që po ecën në drejtimin e duhur nga mungesa e ndriçimit në rrugë, tani pasja e një ministreje inteligjence artificiale, duke kuptuar rolin që do të luajë AI në të ardhmen e vendit.

Doja të vija këtu dhe të mësoja më shumë për teknologjinë, për mënyrën si ky kryeministër ka qenë në gjendje të kujdeset për revolucionin e këtij vendi dhe qyteti. Erdha të flas për turizmin, për të parë sesi të mund të ndihmojmë dhe të shfrytëzojmë jo vetëm muajt që më kanë mbetur në detyre, por edhe më pas për të siguruar një linjë fluturimi direkt nga Nju Jork City në Shqipëri.


Shtuar 8.10.2025 13:48