E trishtë/ Ndahet nga jeta këngëtari i njohur (FOTO+EMRI)

Këngëtari korçar Nonda Kajno, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Këngëtari dhe kompozitori Nonda Kajno, lindi në Korçë më 18 gusht 1945 dhe ndoqi studimet në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”.

E nisi karrierën artistike në aktivitete kulturore lokale,  si interpretues i serenatës dhe këngës qytetare.

Më pas krijoi kompozime origjinale, duke sjellë këngë të dashura për publikun.

Ndër më të njohurat janë këngët “Për ty o Korça ime”, “Ah sa të kam dashur” dhe “Pra zgjohu vajza ime”.

Nonda Kajno, ishte ndër kantautorët më të njohur të serenatës korçare dhe i pari që, në vitet ’70, krijoi grupin e parë muzikor me tre kitara, një risi që më pas u përhap edhe në Tiranë.

 


Shtuar 8.10.2025 09:23