Pano Ruçi, ka vendosur sot të ndalë grevën e urisë pas 23 ditësh, pasi të gjitha kërkesat e tij u pranuan. Shqiptari kishte kërkuar që të bëhej zhvarrosja e djalit të tij, Denis Ruci, i cili humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempes si dhe kryerja e ekzaminimeve të specializuara. Ruçi u shpreh në një deklaratë për mediat sot se ka kërkuar transparencë të plotë në procesin e ekzaminimeve toksikologjike dhe të tjera, pasi është dhënë drita jeshile për zhvillimin e tyre.
“Megjithatë, kam durim dhe mbështetja e njerëzve më jep forcë të qëndroj dhe të shpresoj. Do të jem këtu derisa të marr përgjigje për të gjitha kërkesat e mia. Sot bëhen 23 ditë që jam këtu në Sintagma dhe do të vazhdoj këtë luftë deri sa të marrim një konfirmim nga qeveria se kërkesat tona do të pranohen,” tha Ruçi në një deklaratë sot.
Ndërsa, Sheshi Sintagma Zoi Konstantopulu, avokatja e Panos Ruçit deklaroi se sot drita mposhti errësirën. Ajo theksoi gjithashtu se sot u vërtetua se Pano Ruçi ia doli të mposhtë ata që donin të fshehnin të vërtetën.
“Drita mund ta mposhtë errësirën. Me forcën e shpirtit të tij dhe të gjithë shoqërisë, me të drejtën në anën e tij, ai po sfidon mekanizmat më të ashpër dhe të pamëshirshëm. Fshehja, mbulimi dhe skemat për të groposur të vërtetën nuk triumfuan. Sot u vërtetua se Pano Ruci ia doli të mposhtë ata që donin të fshehnin të vërtetën. Mekanizmat rezistonin, por rikthimi në qarkullim i dosjes me 3.000 faqe që dokumenton neglizhencat e institucioneve përgjegjëse, është dëshmi se lufta dhe këmbëngulja e Panos Rucit nuk ishin të kota,” theksoi ajo.