Jenna Ortega shprehu admirimin e saj për popullin palestinez, duke i përshkruar ata si ‘heronjtë e saj’.
Në një intervistë të kohëve të fundit me revistën franceze “Gala”, Ortega theksoi guximin e popullit palestinez pavarësisht neglizhencës së botës.
Gjatë intervistës, Ortega u pyet: “Kush është heroi juaj sot?”, të cilës ajo iu përgjigj duke përmendur fillimisht nënën e saj dhe më pas duke theksuar lidhjen e thellë me popullin palestinez.
“I dua njerëzit e Palestinës dhe mënyrën se si ata vazhdojnë ta përdorin zërin e tyre, pavarësisht se sa shumë bota i injoron ata. Kjo është shumë e rëndësishme. Për mua, ata janë heronj. Do të doja të ngrejë zërin tim dhe të rrisja ndërgjegjësimin për rëndësinë e zërave të tyre”, tha ajo.
Mbështetja publike e Ortegas për popullin palestinez ka vazhduar prej shumë vitesh.
Më herët në vitin 2023, aktorja meksikane Melissa Barrera u hoq nga kasti i “Scream 7” pasi shprehu hapur mbështetje për Palestinën. Pas kësaj, edhe Ortega u largua nga projekti.