Avokatja Brunilda Lika, e cila iu bashkua sot homazheve në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, që u vra dje në krye të detyrës në ambientet e Gjykatës së Apelit, është shprehur e tronditur për ngjarjen.
Ajo tha për mediat se ngjarja e djeshme është këmbanë alarmi për sigurinë në sistemin e drejtësisë. Ajo pohoi se kur ndodhi ngjarja, ishte brenda gjykatës.
“Isha e pranishme në Gjykatën e Apelit. Të humbasë një gjyqtar jetën teksa jep një vendim për Republikën e Shqipërisë, është akt i paprecedentë. Pash trembjen që ndodhi në ambiente te gjykatës. U grumbulluan në një hapësirë ku ne avokatët mblidhemi. Nuk pash asgjë pasi gjendja ishte tronditëse. Kur u bë kjo gjë, na kap paniku. Është akt i paprecedentë, vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit. Nuk pash asgjë, pasi nuk isha e pranishme në ambientin e sallës”, u shpreh avokatja.