Gjykata e Apelit ul flamurin në gjysmështizë, pezullohen të gjitha gjyqet e planifikuara për sot

Sot, 7 tetor 2025, janë pezulluar të gjitha gjyqet që ishin planifikuar të mbaheshin në Gjykatën e Apelit. Ky vendim vjen një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallë e gjyqit, teksa po jepte verdiktin për një çështje pronësie.

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës 6 tetor 2025, pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30-vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë e bir.

Në pranga deri më tani kanë rënë autori i ngjarjes, Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi, si dhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.


Shtuar 7.10.2025 09:40