FOTO/ Lojtarët e Kombëtares shkëlqejnë në prag të Serbisë, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” ka renditur pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi i cili shënoi dygolësh dhe dhuroi asist në fitoren e skuadrës së tij Bodrumsporit kundër Hatajsporit. Ish-sulmuesi i Elbasanit, Amarildo Gjoni që tani luan për Sherif Tiraspol pozicionohet në vendin e dytë falë golit të shënuar në fitoren e ekipit të tij.

Një tjetër sulmues i Kombëtares ka shkëlqyer këtë fundjavë. Arbnor Muja ka tundur rrjeteën në kampionatin belg dhe është vlerësuar me notën 7.7. Vendi i katërt shkon për sulmuesin e Shqipërisë, Ernest Muçi i cili luajti 18 minuta në fitoren e Trabzonsporit.

Top 5-shja plotësohet me Qazim Laçin i cili dha dy asiste në triumfin me 5 gola të Rizesporit.


Shtuar 6.10.2025 10:56