Ish-banorja e Big Brother Vip, Dea Vieri, ka rrëfyer së fundmi për një romancë të re. Dea Vieri në “E Diell” ka treguar se me partnerin aktual, është njohur nga miqtë e përbashkët ndërsa theksoi se bashkëjetojnë.
“Do thoja për lidhjen time që ka nisur shumë çuditshëm, se jemi njohur nga miqtë e përbashkët, dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se partneri im ishte ai që hodhi hapin e parë e më tha që: “Unë nuk dua të kem një gjë për qejf me ty, unë të kam qejf.
Nëse ne të dy njihemi, unë nuk kam kohë për të humbur.” Kam gati një vit e pak me këtë djalin, është një lidhje serioze, bashkëjetojmë bashkë, tani jemi shumë mirë.”-tregoi Dea Vieri.