Bllokohet nga Prokuroria CFO Pharma e Nadir Çushollit, Veliaj “merr me vete” mikun oligark të autobusëve të Unazës?!

Skandali i rimbursimeve të barnave ka marrë përmasa të reja ditët e fundit. Prokuroria e Tiranës ka ndërhyrë fuqishëm në ambientet e CFO Pharma të oligarkut Nadir Çausholli, duke sekuestruar inventarët dhe gjithë dokumentacionin që lidhet me rimbursimet e barnave.
Operacioni u shoqërua me praninë e forcave të shumta policore që prej ditës së djeshme.

Shifrat e fryra të nuk kaluan pa u vënë re. U konstatua se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) kishte rimbursuar dhjetëra mijëra kuti ilaçe më shumë se sa ishin furnizuar realisht në treg.

Në këtë mënyrë u zbulua një skemë mashtrimi e ndërtuar në disa nivele.
Barnat e deklaruara fiktivisht kalonin më pas tek CFO Pharma, përmes transaksioneve false, dhe nga aty shpërndaheshin në disa farmaci. Skema përfundonte me rimbursimin e padrejtë të parave nga shteti, duke dëmtuar rëndë buxhetin publik.

Por kjo nuk është hera e parë që Çausholli është përfshirë në një skandal të tillë. Ai është përfitues i një numri të frikshëm tenderash publikë me shkelje në sektorin e Shëndetësisë, ku ka përfituar miliarda lekë në shkelje nga paratë publike.

Çausholli njihet si miku oligark i Veliajt i cili ka ekskluzivitetin e autobusave të Unazës të cilët shpesh bëhen instalacione nëpër qytet duke përplasur makina e qytetarë në kryeqytet./OJQ


Shtuar 3.10.2025 20:37