Nuk do ta njihni, “Hyrremi” bën ndryshimin e guximshëm në look

“Hyrremi” ka ndryshuar shumë që nga koha kur luante në serialin “Sulejmani i madhërishëm”. Aktorja gjermano-turke, Meryem Uzerli i ka lënë fansat gojëhapur me setin e ri fotografik dhe ka ngjallur komente të shumta.

Meryem ka bërë një ndryshim shumë të guximshëm në pamje. Ajo është shfaqur me flokë në ngjyrë lejla. Nuk dihet nëse ky ndryshim është bërë për hir të ndonjë roli, por sidoqoftë ka marrë shumë komplimente nga ndjekësit.

Kujtojmë se pak kohë më parë aktorja u bë nënë për herë të dytë. Meryem solli në jetë një vajzë të cilës i vendosi emrin Lily Koi.


Shtuar 22.03.2021 09:36