Shqipëria goditet nga stuhitë/ Ekspertja zbulon si parashikohet situata e motit për fundjavën

Ekspertja pranë IGJEUM, Anira Gjoni, ndau disa të dhëna nga parashikimi i motit për fundjavën, teksa bvendi pritet të goditet nga suhi të shumta dhe shtrëngata.

Në një dalje televizive, Gjoni tha se në disa qarqe do të ketë reshje, ndërsa në zonat malore priten edhe reshje dëbore.

Gjithashtu, ekpertja tha se ditët më kritike do të jenë e enjtja dhe e premtja, pa lënë mënjanë të shtunën e të dielën.

“Këtë gjë e kemi njoftuar prej të hënës. Presim që ky mot të na shoqërojë gjatë fundjavës. Nuk është se presim të na informojnë homologët në vendet fqinje. Presim mot me stuhi, reshje mesatare dhe intensive në disa qarqe, në formën e shtrëngatave. Duhet përmendur se në zonat malore priten reshje dëbore deri në lartësitë 800 metra.

Mund të kemi vërshime të ujit në qytete si Durrësi, Vlora, Berati, Gjirokastra dhe Kukësi.

Era do të jetë problematike, me intensitet që do të variojë nga mesatar në të fortë, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, me minimumet që pritet të zbresin deri në 7°C dhe maksimumet që nuk do të kalojnë 16°C.

Ditët më kritike do të jenë e enjtja dhe e premtja, kur reshjet do të jenë më të theksuara. Të shtunën pritet që situata të përmirësohet dhe reshjet të ndërpriten”,-tha Gjoni.


Shtuar 2.10.2025 08:19