Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, çfarë pritet të diskutohet, ja rendi i ditës

Këtë të hënë, pritet të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca e cila do të nisë në orën 13:00, do të ketë në fokus miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.

2. Njoftime.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

 

 

Në sallë pritet të jenë edhe Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga seancat për shkak të kaosit të krijuar më 18 shtator.

Në seancën e kaluar 24 shtator, opozita dhe mazhoranca miratuan me 94 vota pro kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare.


Shtuar 29.09.2025 09:16