Lufta në Ukrainë/ Kievi nën sulmin e raketave dhe dronëve rusë, raportohet për shtatë të plagosur (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kievi u sulmua rëndë  me vëzhgues të pavarur që e kanë cilësuar këtë një nga sulmet më të mëdha ruse, ndaj kryeqytetit ukrainas që nga fillimi i luftës.

Mjete ajrore pa pilot (dronë) fluturuan mbi qytet dhe zonën përreth gjatë gjithë natës, raportojnë mediat e huaja.

Disa banorë nxituan të strehoheshin në stacionet nëntokësore të metrosë, ndërsa shumë zona të vendit u vendosën në gatishmëri për një sulm ajror.

 

 

Shtatë të plagosur nga sulmet ruse

Tre persona u plagosën në Kiev dhe katër në Zaporizhia në sulmet ruse, njoftuan autoritetet nga nata e së shtunës deri të dielën.

Andriy Yermak, shefi i stafit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, foli për sulme me mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe raketa.

Tre të plagosurit në kryeqytetin ukrainas janë dërguar në spital, sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko.

Zaporizhia (juglindje) u godit “të paktën katër herë” sipas guvernatorit lokal Ivan Fedorov, i cili foli për katër të plagosur.


Shtuar 28.09.2025 08:10