Stuhia e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Elbasanit

Një stuhi e fortë me shi dhe erë ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premte kryeqytetin, duke shkaktuar disa dëme të vogla dhe bllokim të qarkullimit rrugor.

Dëmet më të mëdha janë regjistruar në Rrugën e Elbasanit, ku një degë peme është thyer dhe ka rënë në rrugë për shkak të erës së fortë. Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se dega ka rënë pranë një makine, duke rrezikuar jetën e shoferit.

Ngjarja ka shkaktuar bllokim të trafikut dhe vështirësi për drejtuesit e automjeteve.


Shtuar 26.09.2025 21:22