Këtë të enjte, teksa ishte i ftuar në programin e drekës në News24, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka komentuar emërimin surprizë brenda qeverisë ‘Rama’, ku zëvendësministre e Brendshme është emëruar Silva Caka, që ishte pjesë e Partisë së Lirisë.
Balliu e cilësoi Cakën si ‘tradhtare në dispozicion’.
“Këta i quaj tradhëtarë në dispozicion. Ka në çdo parti të tillë. Ka njerëz që shiten dhe nuk shiten. Ne jemi një opozitë që nuk shitet. Unë refuzoj që të bëhem palë me një qeverie që bëhet palë me kriminelët. Ka pak rëndësi se çfarë oferte vjen. Në raste të tilla ku ke tradhtarë në dispozicion, i bie që nuk kanë besuar asnjë germë që kanë thënë. Vjedhin dhe këta ca lekë dhe vazhdojnë shqiptarët që nuk besojnë. Si nuk ka përkrahje në opozitë? Ka anëtarë të PD dhe të gjithë forcave opozitare, që kanë 12 vite aty pa punë dhe qëndrojnë aty në krye të betejave. Dhe kur shoh parazitë që bëjnë heroin aty në fb, por në të vërtetë e bëjnë opozitarët e vërtetë. Ata janë në të vërtetë ca speca dhe domate që janë në shitje nga Rama dhe Belinda”, tha ai.
Por çfarë paralajmëron kjo lëvizje? Deputeti theksoi se; “Le të fokusohemi se ku është sigurua e jetës sot në Shqipëri?! Ne jemi një vend që mungon siguria”.