Zbulohet moderatorja e parë në sezonin e ri të “Goca dhe Gra”

Është zyrtare: emisioni i njohur “Goca dhe Gra” do të rikthehet në ekran më 30 shtator, dhe këtë herë me ndryshime që kanë ngjallur kureshtje te publiku. Burime pranë VIP Magazine bëjnë me dije se një emër i ri do t’i bashkohet panelit të emisionit si moderatore, dhe bëhet fjalë për Sherina Spahiun, motrën e Jona Spahiut, që pritet të sjellë energji dhe stil të ri në format.

Sezoni i ri duket se do të vijë me risi sa i takon përbërjes së panelit dhe temave që do të trajtohen. Emisioni gjithmonë ka qenë një hapësirë ku trajtohen çështje nga më të ndryshmet, duke përfshirë të tilla si temat sociale, trendet dhe historitë personale të mysafirëve.

Producentët e emisionit nuk kanë zbuluar ende të gjithë emrat që do të ulen në panel, mirëpo kudo nëpër rrjet kanë nisur të qarkullojnë shumë emra të figurave të njohura të showbiz-it shqiptar.

Publiku tashmë po spekulon për emrat e tjerë që mund t’i bashkohen panelit këtë sezon, ndërsa ndjekësit e emisionit janë të emocionuar për datën e fillimit dhe ndryshimet e pritura. Sezoni i ri premton të jetë më i pasur me debate, humor dhe eksperienca personale që do të tërheqin vëmendjen e audiencës.


Shtuar 23.09.2025 16:04