Marash Kumbulla është dëmtuar në ndeshje që Mallorca luajti ndaj Atletico Madrid në kampionat. Mbrojtësi i Kombëtares u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën e 36-të, duke shqetësuar jo pak stafin e Mallorcas.
Në fillimin e javës, analizat mjekësore do të tregojnë më shumë sa i takon situatës së Kumbullës.
Një lajm i keq ky edhe për kombëtaren, para takimit kualifikues të Botërorit ndaj Serbisë. Kujtojmë që Kumbulla numëron 4 ndeshje me Mallorcan.