Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, teksa ishte i ftuar I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka deklaruar se shkarkimi i kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, është i vonuar.
Sipas tij, një gjë e tillë është kërkuar prej kohësh nga këshilltarët e opozitës në Këshill, por se kryeministri Edi Rama nuk ishte i gatshëm të ndërmerrte një hap të tillë.
Bardhi u shpreh se në PD kanë nisur tashmë konsultimet, në lidhje me emrin që do të futet në garë për kreun e bashkisë së kryeqytetit.
“Shkarkimi i Veliajt është i vonuar. Do të votojmë pro shkarkimit të tij por forma si procesi po ndiqet i urdhëruar nga Rama në Asamblenë e Përgjithshme, tipar që tregon autoritarizmin e tij a thua se kishte në kontroll pushtetin lokal.
Këshilltarët tanë prej kohësh kanë kërkuar shkarkimin e tij por Rama nuk donte, sot iu tek.
Do të shohim çdo ndodhë sepse Veliaj ka kërkuar ta çojë në Kushtetuese. Kemi nisur konsultimet brenda partisë, pasi kryetari jonë ka deklaruar se nuk braktiset gara, por edhe mbi emrin që do të përfaqësonte më mirë opozitën në garë”, tha ai.