Gjykata e Posaçme, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për të pandehurin Irakli Leka, i cili në datën 16 u arrestua për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi u kap duke marrë para në këmbim të lejes së përkohëshme për të burgosurit.
Bib Ndreca, ka qënë gjykatësi që ka marrë vendimin ditën e sotme.
Kujtojmë se Irakli Leka, punonjësi i Bugut të Lushnjes, merrte para në këmbim të dhënies së lejeve të përkohshme për të dënuarit, një praktikë tërësisht e jashtëligjshme dhe abuzive me detyrën.
Skandali u bë publik pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, ku u dokumentua momenti i marrjes së ryshfetit (700 euro) nga ana e Lekës. Menjëherë pas publikimit të materialit, Policia e Shtetit ka ndërhyrë dhe ka arrestuar shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës. Në reagimin zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar gjithashtu pezullimin nga detyra të drejtorit dhe nëndrejtorit të burgut të Lushnjës, në kuadër të hetimeve të mëtejshme administrative dhe penale.