Rikthimi i Murinjos si trajner, kalendari i Champions e vendos përballë dy ish-klubeve të tij

Zhoze Murinjo, ka vendosur të rikthehet te Benfika. Trajneri portugez, do të ulet në stolin e tyre pas rreth 25 vitesh.

Kalendari i Champions, i rezervon përballje mjaft interesante, ku dy për Murinjon janë ndaj ish-klubeve të Murinjos.

Gjithçka nis me Çelsin dhe mbyllet me Realin. Në mes të tyre qëndrojnë ndeshjet me Njukasëll, Leverkusenin, Ajaksin, Napolin dhe Juventusin.

Nga Benfika u largua Bruno Lage. Shkarkimi i tij erdhi pas humbjes së papritur në shtëpi me Karabagun. Dhe java e dytë e Ligës së Kampioneve do të shikojë Murinjon në krye.

Në kampionat rivaliteti për titullin pritet me Porton dhe Benfikën. Pas katër ndeshjeve të luajtura, Benfika ka 10 pikë. Porto me 15 pikë dhe Sportingu me 12 pas pesë sfidash, mbajnë dy vendet e para.


Shtuar 17.09.2025 10:39