Ilir Alimehmeti, ka folur sërish mbi mundësinë e kandidimit të tij për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e pjesshme, përballë Ogerta Manastirliu. I ftuar në emisionin Log në News24, Alimehmeti përmendi edhe kur ka garuar në 2022 në Primare për një proces që ishte në 2023. Demokrati la të kuptohet se nuk do jetë kandidat i PD për Tiranën, duke thënë se koha është e pamjaftueshme.
Ilir Alimehmeti: Unë kam garuar në 2022 në Primare për një proces që ishte në 2023. Qoftë dhe koha e mandatit, qoftë dhe koha e përgatitjes ishte e plotë, në këto momente jemi në kushte të ndryshme!