Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së hyn në fazë kryesore, nis paraqitja e dëshmitarëve nga pala mbrojtëse

Ditën e sotme, duke nisur nga ora 09:00 në Dhomat e Specializuara në Hagë, do të nisë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Këtë herë, është radha e palës mbrojtëse për të paraqitur dëshmitarët e saj në proces. Sipas asaj që raportohet, dëshmitari i parë që do të paraqitet në gjyq është James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Dëshmia e tij pritet që të hedhë me tepër dritë mbi rrethanat politike dhe diplomatike të kohës, si dhe të mbështesë argumentet e mbrojtjes.

Mediat e Kosovës, raportojnë se është shumë me rëndësi se çfarë zhvillimesh të reja do të sjellin dëshmitë e palës mbrojtëse dhe si do ndikojnë ato në rrjedhën e mëtejshme të gjykimit.


Shtuar 15.09.2025 09:05