Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që mbetet i pandryshuar krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT, ndër ta, të rinjtë 15–29 vjeç, përballen me më shumë vështirësi: 15,1% e tyre janë të papunë, megjithëse kjo normë ka rënë me mbi tre pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar.

Në të njëjtën kohë, punësimi ka arritur në 69,1% për moshën 15–64 vjeç, duke shënuar një rritje të lehtë vjetore, por me një rënie të vogël krahasuar me tremujorin e parë të 2025.

Për të rinjtë, shkalla e punësimit është 43,7%, duke treguar një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë dhe me tremujorin pararendës.

Sektori i shërbimeve është ai që ka gjeneruar rritjen më të madhe të punësimit, ndërsa bujqësia dhe industria kanë shënuar rënie.

Meshkujt vijojnë të kenë përfshirje më të lartë në tregun e punës, me 75,7% punësim, kundrejt 62,6% për gratë.

Popullsia joaktive mbetet e konsiderueshme: një pjesë e madhe e saj është e përfshirë në punë shtëpiake, në pension ose me paaftësi të përhershme


Shtuar 12.09.2025 14:20