NA PRIFTË E MBARA/ Rama mbyll Asamblenë e PS: Kush iku e kush hyri? Ja të gjithë EMRAT e kabinetit të ri qeveritar “Rama 4”

Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar emrat e kabinetit të ri qeveritar! Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama ka treguar se cilët do të jenë socialistët që do të drejtojnë dikasteret e qeverise Rama 4.

KABINETI I RI QEVERITAR:

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (rikonfirmohet në detyrë);

 

Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë (zëvendëson Ervin Hoxhën);

 

Elisa Spiropali –Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin);

 

Petrit Malaj – Ministria e Financave (rikonfirmohet në detyrë);

 

 

Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin);

Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit (mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit);

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit (vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit);

 

 

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (pedagoge);

 

 

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit);

Diella (e krijuar me inteligjencë artificiale) – Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike;

Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë (pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve);

 

 

Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes (rikonfirmohet në detyrë);

 

 

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (kryebashkiaku aktual i Cërrikut);

 

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (pason Arbjan Maznikun);

 

Toni Gogu – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

 

Majlinda Dhuka – Kryenegociatorja e Shqipërisë;

 

Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin