Megaoperacioni në Elbasan/ Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në gjykatë 30 të arrestuarit

Këtë të mërkurë, kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie, 30 personat e arrestuar nga megaoperacioni “First Day”.

Megaoperacion policor i drejtuar nga Prokuroria, u krye gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të ditës së hënë, 8 shtator 2025, në të gjitha qytetet e qarkut të Elbasanit.

Si rezultat, u arrestuan 30 persona gjithsej, ndërsa 1 person tjetër është nën hetim në gjendje të lirë.

Për 25 prej të arrestuarve, ishte lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Elbasanit, ndërsa 5 të tjerët u kapën në flagrancë gjatë këtij operacioni.

Ndërkohë që 14 persona të tjerë, janë të shpallur në kërkim për trafik droge.