Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme, zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për Soni Pepën alias Vilson Pepën.a.
Pepa u ekstradua dy ditë më parë nga Republika Domenikane.
Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge nga Interpoli, ndërsa njihet edhe si pjesë e grupit të Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që vepronte në disa vende evropiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve.
Ngarkesa në fjalë u nis nga porti i Villetas, Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, Belgjikë.