Ditën e sotme, masat e nxehta me origjinë afrikane do të jenë prezent në vendin tonë, duke sjellë në orët e para të mëngjesit dhe mesditës kryesisht temperatura deri në 7 gradë më të larta se vlera mesatare mujore e Shtatorit.
Parashikohet që pjesa e parë e ditës, të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.
Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes, pritet të sjellin kalime të lehta të vranësirave në shtrirjen Lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor.
Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.