Po ndërtonin pa leje dy objekte në bregdetin e Ksamilit, arrestohen 4 punëtorët, në kërkim pronari

Ndërtuan pa leje në zonën e Ksamilit në Sarandë, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim personi që i kishte punësuar.

Rasti është konstatuar në rrugën “Riviera”, zona bregdetare, ku po ndërtoheshin 2 objekte me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike dhe pa leje nga organet kompetente.

Me sipërfaqe sa 7 lagje të bëra bashkë! Anija më e madhe turistike në botë del në ujë për herë të parë

“Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit e lartpërmendur për të ndërtuar pa leje në tokë publike”, bëri me dije policia vendore për rastin.

Hetimet i kaluan prokurorisë vendore, për veprat penale “ndërtimi i paligjshëm” dhe “pushtimi i tokës”.


Shtuar 5.09.2025 16:11