Ministri i Jashtëm izraelit: Franca të rishqyrtojë planin për njohjen e shtetit palestinez, Macron nuk mirëpritet në Izrael për sa kohë çështja vijon në axhendë

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa ar i kërkoi Parisit të rishqyrtojë planin e tij për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ai ka informuar Ministrin e Jashtëm francez Jean-Noel Barrot se Presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të ishte i mirëpritur në Izrael për sa kohë që çështja mbetet në axhendë.

Gjatë një bisede telefonike midis dy ministrave, Saar-i kërkoi Barrot të rishqyrtojë iniciativën e Francës për të njohur një shtet palestinez.

Ai ka theksuar se kjo minon stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe dëmton interesat e Izraelit, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme izraelite.

“Izraeli kërkon marrëdhënie të mira me Francën, por Franca duhet të respektojë qëndrimin e Izraelit kur bëhet fjalë për çështje thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e tij”, tha Gideon Shaar.


Shtuar 4.09.2025 19:29