Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, theksoi se Ministria qe ai drejton është institucioni që ka porositur hartimin e drafti te ri te Kodit Penal në emër të qeverisë shqiptare, si pjesë e angazhimeve për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian.
Në fjalën e tij në tryezen e diskutimeve, ai bëri me dije se procesi i hartimit të draftit ka nisur që në vitin 2019 dhe ka qenë një punë e gjatë dhe komplekse, e mbështetur teknikisht nga Drejtoria e Kodifikimit dhe sekretariati përkatës, nën drejtimin e ministrisë.
Gjithashtu, Manja u shpreh se nga moment i publikimit të draftit deri më tani kanë ardhur një numër i vogël komentesh.
“Janë disa organizata që duan të jenë pjesë e konsultimeve publike dhe duan të marrin pjesë në diskutime”, tha ministri.
Ulsi Manja: Roli i ministrisë në këtë proces është ai i porositësit të draftit të kodit të ri penal. Pra jemi ne ministria e drejtësisë ne emër të qeverisë qe e kemi porositur këtë draft edhe si përmbushje e detyrimeve në kuadër të strategjisë ndërsektporiale të drejtësisë, por edhe në kuadër të procesit të negociatave me BE.
Procesi ka filluar në 2019 dhe kemi të bëjmë një draft të kodit penal që ka marrë një kohë të madhe të shkrimit të hartimit si draft.
Kemi patur rolin tonë në këtë proces, grupi i punës është asistuar nga drejtoria e kodifikimit, por edhe sekretariati ka qenë nën udhëheqjen e ministrisë. Do ta përmbushim këtë rol deri ditën që drafti i kodit penal do të hyjë në procedurë parlamentare.