Fillon “rotacioni” brenda selisë blu, Flamur Noka nis aksionin e “spastrimeve” dhe heq nga grupi deputetët që nuk rimorën mandatin

Në nisje të sezonit të ri politik në vend, në Partinë Demokratike kanë nisur “spastrimet”.

Sot janë hequr nga grupet e aplikacionuit WhatsApp, deputetët demokratë të cilët nuk arritën të rikonfirmoheshin në parlament, pasi u lanë jashtë listës së mbyllur.

Ata janë hequr papritur dhe pa asnjë njoftim paraprak nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka.

Kandidatët që humbën në garën e 11 Majit e kishin të qartë se sipas statutit nuk do të mund të ishin më pjesë e forumit të lartë. Por sipas rregullave ata janë ende deputetë për sa kohë parlamenti nuk është mbledhur akoma.

Kjo lëvizje mund të jetë e lidhur me mbledhjen e afërt forumeve, që është javën e ardhshme.

Disa prej kandidatëve që nuk fituan janë shprehur duke folur për nevojën e një analize të humbjes së thellë që PD pësoi, apo edhe nevojën e hapjes së partisë dhe ndryshimeve në drejtimin e saj, gjë e cila bie në kundërshtim me linjën e kryetarit të partisë Sali Berisha.

Hapja e një debate të brendshëm do të ishte shqetësues për PD-në, prandaj edhe Noka ka gjetur një rrugë të thjeshtë për të parandaluar nisjen e këtyre debateve.


Shtuar 3.09.2025 18:39

Tags: ,